“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Në seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, kanë dëshmuar këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku. Vetë Haxhiu nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi. Bashkim Rajku është pyetur nga prokurori i çështjes, Behar Dibra, për shpërthimin me eksploziv në lokalin e familjes në Durrës, në qershor të vitit 2022. Ai ka treguar se në momentin e ngjarjes familja kishte dëgjuar një zhurmë të fortë, ndërsa më pas kishin konstatuar dëmet në biznes, ku ishin thyer xhamat. I pyetur nëse kishte një dyshim konkret për autorët e shpërthimit, Rajku është shprehur se nuk kishte prova të drejtpërdrejta, por ka folur për disa...