Enkelejda Olldashi i kundërvihet Berishës: PD dhe PS po tentojnë të minojnë protestën, por rininë nuk e nënshtrojnë dot!
Një përplasje e re që prek drejtpërdrejt marrëdhënien mes politikës dhe protestës studentore ka ardhur nga Enkelejda Olldashi, pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë dhe bashkëshortja e politikanit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi. Në qendër të reagimit të saj është deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një ditë më parë kishte pohuar se qindra pedagogë të lidhur me forcën e tij politike ishin përfshirë në protestën studentore. Olldashi e kundërshtoi përpjekjen për t’i dhënë protestës përkatësi partiake, duke akuzuar njëkohësisht dy forcat kryesore politike se po përpiqen të ndikojnë mbi lëvizjen e të rinjve. “Të dyja forcat politike, PD dhe PS, po përpiqen ta minojnë, secila në formën e saj. Kështu që kjo është një formë minimi, por duhet të kuptojnë që...
Burimi:
ntv.al