Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot lamtumira 16-vjeçarit nga Kosova, dyshohet se u vra me armë

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot lamtumira 16-vjeçarit nga Kosova, dyshohet se u vra me armë

Kosovë- Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit Blenis Burim Gashi nga Rahoveci, i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës në rrethana tragjike. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 17:00, në varrezat e reja të fshatit Fortesë. Policia e Kosovës njoftoi se ishte lajmëruar rreth orës 20:35 për një të mitur të gjetur të shtrirë pranë shtëpisë së tij, me plagë të dyshuara nga arma e zjarrit. 16-vjeçari u dërgua për trajtim mjekësor, por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. I riu sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndërr të bëhej mjek. Kryetari i...