Ende pa trajnerin Kompany, por Bayern merr dy lajme të mira para ndeshjes së sotme në Champions
Bayern Munich dhe Michael Olise mund të marrin frymë lirisht. Anësori francez u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 2-2 kundër Borussia Dortmund, për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, gjë që ngjalli frikë për një mungesë të mundshme në fushë. Megjithatë, kontrollet mjekësore dhe rikthimi i tij në stërvitjen me grupin, kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë dëmtimi serioz. Olise u stërvit normalisht me shokët e skuadrës të hënën dhe është përfshirë në ekipin që do të përballet me Atlético Madrid sot në Champions League. Ky është një lajm shumë i mirë për klubin bavarez. Pavarësisht shqetësimeve të ditëve të fundit, francezi është i gatshëm. Tani i takon trajnerit të vendosë nëse do ta aktivizojë atë që nga fillimi, apo nëse do...
Burimi:
telesport.al