EMRI/ U arrestua në Spanjë pas katër vitesh në arrati, kush është 36-vjeçari që zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër! Krimi pas sherrit me pronarin
Pas më shumë se katër vitesh në kërkim, një 36-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin Armando Ndreu, i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, në vitin 2022. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpol Madridit. Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas të dhënave, Armando Ndreu dyshohej...
Burimi:
javanews.al