EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur
Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Taulant Hoti. por nuk ka ende informacione mbi autoret e ngjarjes. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë,...
Burimi:
syri.net