EMRI/ Kapet në Fier 60-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Spanjë

EMRI/ Kapet në Fier 60-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Spanjë

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmimi”, duke kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi një 60-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të kërkuar nga autoritetet e huaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan në fshatin Bishan shtetasin Mevlan Troka, 60 vjeç. Për Troka-n, Gjykata e Madridit në Spanjë ka lëshuar urdhër-arrest, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, sipas legjislacionit spanjoll. Në vijim të veprimeve procedurale, 60-vjeçari u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit për përfundimin e procedurave të ekstradimit. NJOFTIMI: Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në...