EMRI/ Biznesmeni shqiptar gjendet i vdekur në Itali

EMRI/ Biznesmeni shqiptar gjendet i vdekur në Itali

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, Altin Kokiçi, është gjetur i pajetë në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë, në orët e natës mes të mërkurës dhe të enjtes. Sipas mediave italiane, Kokiçi, pronar i një kompanie ndërtimi me aktivitet në Sossano, në provincën e Vicencës, dyshohet se ka rënë në gropën e ashensorit të një godine në ndërtim. Familjarët kishin dhënë alarmin pasi 51-vjeçari nuk kishte komunikuar me ta që prej orëve të para të pasdites. Furgoni i tij ishte gjetur i parkuar pranë kantierit, me bagazhin ende të hapur, duke shtuar shqetësimet për fatin e tij. Ekipet e Policisë së Padovës ndërhynë në kantier dhe, përmes sinjalit të telefonit celular të 51-vjeçarit, përcaktuan se ai ndodhej ende në zonën e ndërtesës. Efektivët i...