Emre, trajneri i ri i Fenerbahçes
Fenerbahçe ka firmosor një kontratë për 1 vit e gjysëm me Emre Belozoglu. Fenerbahçe ka emëruar Emre Belozoglu si trajnerin e ri të ekipit. Pas thashethemeve për kontakt me portugezin Sergio Koneseçao dhe italianin Vinçenzo Montela, klubi i Stambollit thuhet se ka arritur një marrëveshje për rikthimin e ish-mesfushorit të Interit. Kasimpasa i ka dhënë dritën jeshile largimit të trajnerit, duke i lejuar atij të vazhdojë negociatat me Fenerbahçen. Sipas raportimeve në mediat turke, kalimi në drejtimin e ri tani është përfunduar dhe kontrata pritet të nënshkruhet nesër. Me Fener-in aktivizohet edhe sulmuesi dardan Vedat Muriqi për të cilin aludohet së fundi se mund të rikthehet në La Liga, Spanjë./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al