EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan
Një godinë dy katëshe ku prodhohej lëndë narkotike është zbuluar brenda një ish-dyqani të rrjetit BHS në qendër të Slough të Anglisë, ku policia gjeti më shumë se 1,700 bimë kanabisi. “ESN Report” njofton se vlera e drogës së prodhuar nga impianti është përllogaritur në rreth 1.3 milionë paund në tregun me pakicë. Policia ndërhyri në ambientet e ish-dyqanit më 28 janar 2026, pas dyshimeve se ndërtesa e lënë bosh prej vitesh po përdorej për kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit, oficerët arrestuan brenda fabrikës Ajet Begun, 40 vjeç, nga Palmers Green në Londër, dhe Aryan Turya, 27 vjeç, pa vendbanim të përhershëm. Në ambientet e ndërtesës u gjetën më shumë se 1,700 bimë kanabisi, në faza të ndryshme të rritjes. Sipas përllogaritjeve të policisë, bimët...
Burimi:
javanews.al