EMRAT/ Italia dhe Zvicra sjellin në pranga 2 të kërkuar të drejtësisë, një prej tyre Nderjaku! Interpol ekstradon në Spanjë një tjetër

EMRAT/ Italia dhe Zvicra sjellin në pranga 2 të kërkuar të drejtësisë, një prej tyre Nderjaku! Interpol ekstradon në Spanjë një tjetër

Dy persona janë ekstraduar nga Italia dhe Zvicra drejt Shqipërisë pasi kërkoheshin nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë u arrestua në Itali Erjon Zanaj me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Në Spanjë u ekstradua Alvaro Bishaj i akuzuar si pjesë e në grupi kriminal me bazë në Spanjë gjatë viteve 2019-2020. -U ekstradua nga Italia, shtetasi Hasan Nderjaku 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi Hasan Ndernjaku ka qenë pjesëtar i...