EMRAT/ Arrestohen në Itali dy shqiptarë, ja për çfarë akuzohen
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët kërkohen nga drejtësia në vendin tonë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ra Muhamet Bedulla, 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin A. S. (babai i shtetasit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri herë me mjet prerës (thikë). Nga dënimi 33-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim. Gjithashtu u arrestua edhe Uendi Braçja, 26 vjeç, të cilit Gjykata e Elbasanit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,...
Burimi:
syri.net