Elseid Hysaj gjen një tjetër destinacion në Europë, klubi spanjoll nis lëvizjet për transferimin e shqiptarit
Elseid Hysaj mund t’i japë fund periudhës pa skuadër dhe të rikthehet në futbollin europian, këtë herë në kampionatin spanjoll. Mbrojtësi 32-vjeçar i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në listën e Elches, klub që kërkon të përforcojë repartin defensiv. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Elches po përgatisin një ofertë kontraktuale për futbollistin shkodran, i cili është lojtar i lirë që prej 30 qershorit 2026, kur përfundoi marrëveshja e tij me Lazion. Hysaj kishte qenë më parë edhe në diskutimet e Bolognës, por klubi italian vendosi të orientonte zgjedhjen drejt Matteo Darmianit, duke mbyllur mundësinë e transferimit të shqiptarit. Megjithatë, mungesa e një klubi nuk e ka larguar Hysajn nga Kombëtarja shqiptare. Aktivizimet e fundit me kuqezinjtë i kanë shërbyer mbrojtësit për të ruajtur ritmin...
Burimi:
javanews.al