Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

Elon Musk shpenzoi rreth 474 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet në Teksas, por rezultati doli ndryshe nga sa kishte parashikuar. Kandidatët demokratë James Tallarico dhe Gina Hinojosa fituan përballë republikanëve që kishin mbështetjen e miliarderit, duke hapur një kapitull të ri pasigurie për interesat e tij politike dhe ekonomike në këtë shtet amerikan. Humbja konsiderohet një goditje për Musk, i cili ka zhvendosur në Teksas një pjesë të rëndësishme të perandorisë së tij të biznesit, përfshirë selinë e Tesla-s dhe aktivitetet kryesore të SpaceX. Ndryshimi i drejtimit politik në shtet mund të ndikojë në projektet e tij, të cilat varen në një masë të konsiderueshme nga lejet, subvencionet dhe marrëveshjet me autoritetet publike. Sipas analizës së mediave amerikane, humbja e aleatëve...