Elizabeth Bishop, një jetë mes humbjes, udhëtimit dhe poezisë
Elizabeth Bishop ishte një nga zërat më të veçantë të poezisë amerikane të shekullit XX, një poete që e ndërtoi krijimtarinë e saj mbi vëzhgimin e hollë, saktësinë e gjuhës dhe aftësinë për të zbuluar të jashtëzakonshmen në gjërat e zakonshme. E njohur për poezitë e saj të përmbajtura, të pasura me detaje dhe me një ndjeshmëri të veçantë ndaj natyrës, udhëtimit, humbjes dhe kujtesës, Bishop la pas një vepër relativisht të vogël në sasi, por me një ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë botërore, transmeton KultPlus. Elizabeth Bishop lindi më 8 shkurt 1911 në Worcester, Massachusetts, në Shtetet e Bashkuara. Fëmijëria e saj u shënua herët nga humbja. Babai i saj vdiq kur ajo ishte ende foshnjë, ndërsa nëna, e cila vuante nga probleme të...
Burimi:
kultplus.com