Elektricisti humb jetën në Patos, dyshohet se u godit nga shtylla elektrike

Elektricisti humb jetën në Patos, dyshohet se u godit nga shtylla elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. Paraprakisht dyshohet se Ermal Debrova ishte duke montuar një shtyllë elektrike, kur ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.