Elbasani pa drita për 4 ditë, ja zonat dhe oraret e ndërprerjes
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Elbasanit dhe rrethinat, për shkak të punimeve që po kryhen për projektin e Linjës 400 kV Fier–Elbasan–Qafë Thanë. Sipas njoftimit të OST-së, për garantimin e sigurisë gjatë punimeve do të kryhet stakimi i përkohshëm i Linjës 6 kV të Fidrit F6 në Nënstacionin “Kombinati i Drurit”. Ndërprerjet do të kryhen në datat 3, 4, 5 dhe 8 shtator 2026, në fashën orare 06:30–16:00. Gjatë kësaj periudhe, pa energji elektrike do të mbeten përkohësisht: Lagjja “Skënderbej”BiznesetFabrika e TullësPompat HajdaranShushicëFushë BullTahiraj OST u bën thirrje familjeve dhe bizneseve në këto zona të marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetin e tyre duke pasur parasysh oraret...
Burimi:
ntv.al