El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?
Fenomeni aktual El Niño mund të arrijë një forcë të paparë në historinë moderne meteorologjike, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, duke u kërkuar qeverive në të gjithë botën të marrin masa urgjente për të zbutur pasojat e mundshme. Pritet që ky fenomen klimatik të arrijë kulmin në fund të vitit 2026, ndërsa pasojat e tij mund të ndihen shumë më gjatë. Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) Celeste Saulo tha të mërkurën në Gjenevë se El Niño aktual mund të jetë jashtëzakonisht i fortë, madje përtej kufijve të matjeve të mëparshme. “El Niño aktual mund të jetë me një forcë të paparë. Ai mund të shkojë përtej kornizës që kemi përdorur për ta ndjekur gjatë katër dekadave të fundit”, u tha Saulo gazetarëve....
Burimi:
javanews.al