“El Niño” dhe ngrohja globale ngrenë alarmin te shkencëtarët! Më shumë nxehtësi dhe më shumë lagështi, avujt e ujit në nivele rekord
Atmosfera e Tokës përmbajti në gusht sasinë më të lartë të avujve të ujit të regjistruar ndonjëherë, duke rritur rrezikun për valë të forta të të nxehtit dhe reshje ekstreme në pjesë të ndryshme të botës. Të dhënat e reja vijnë nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i programit evropian Copernicus (C3S). Shkencëtarët thonë se ngrohja globale ka ndikuar në këtë rekord, pasi një atmosferë më e ngrohtë është në gjendje të mbajë më shumë lagështi. Në të njëjtën kohë, fenomeni El Niño në Oqeanin Paqësor mendohet se ka kontribuar në rritjen e sasisë së avujve të ujit. Sipas të dhënave të C3S, gjatë muajit gusht sasia e avujve të ujit në atmosferë arriti në 27.35 kilogramë për metër katror. Kjo vlerë tejkaloi rekordin e mëparshëm,...
Burimi:
javanews.al