Ekzekutimi mes rrugës i Artan Myrtaj, Ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë Sarandë

Ekzekutimi mes rrugës i Artan Myrtaj, Ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë Sarandë

Ervin Demo TIRANË-Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në qarqe. Në fokus të takimit raportohet se ka qenë ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e 20 shtatorit në Sarandë, ku u vra në mes të rrugës Artan Myrtaj dhe u plagos edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj.  Lëvizja e parë e ministrit Demo ka qenë e ashpër, ku mësohet se ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu Ministri i Brendshëm ka kërkuar që të krijohet një Task Forcë në këtë qytet. 44-vjeçari Artan Myrtaj u vra në një atentat me armë zjarri një ditë më parë pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan me...