Ekspozitë për arkitekturën që bashkon trevat e Liqenit të Shkodrës
29 September, 2026 - 14:35 Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u prezantua ekspozita “Arkitektura popullore përgjatë pellgut liqenor të Shkodrës”, e cila solli në një hapësirë të përbashkët kujtesën, mjeshtërinë dhe identitetin arkitektonik të dy trevave të lidhura historikisht përmes liqenit të Shkodrës. Ekspozita vjen si një bashkëpunim mes DRTK Shkodër dhe arkitetit e studiuesit nga Ulqini, Korab Kraja. Ekspozita u përqendrua te treva e Krajës në Malin e Zi dhe zona bregliqenore e Mbi-Shkodrës në Shqipëri, dy hapësira që ndajnë tipare të ngjashme të arkitekturës tradicionale dhe që ndër shekuj kanë qenë të lidhura përmes marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore, me Shkodrën si një nga qendrat kryesore të këtyre shkëmbimeve. Përmes vizatimeve arkitektonike dhe fotografive, ekspozita dokumentuese solli në vëmendje gjurmët e mjeshtërisë...
Burimi:
kultplus.com