Ekspozitë për 135-vjetorin e Shkollës së Vashave në Korçë

Ekspozitë për 135-vjetorin e Shkollës së Vashave në Korçë

Më 23 tetor të vitit 1891 u çel Shkolla e Vashave në Korçë. Në këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë së arsimit shqip, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante dhe Bashkine Korçë, organizuan ekspozitën “135 vjet Shkolla e Vashave”, në kujtim të kësaj ngjarjeje historike dhe të kontributit të Gjerasim Qiriazit dhe Sevasti Qiriazit. Përmes kësaj ekspozite, rikthehet në vëmendje një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së arsimit shqip, të lidhur me përpjekjet për arsimimin e vajzave shqiptare. Vizitorët do të mund të shkojnë edhe ditën e nesërme në godinën e parë të Shkollës së Vashave në Korçë, për të njohur nga afër një kapitull të çmuar të trashëgimisë sonë arsimore dhe kulturore. Me rastin e...