Ekspozita “Venetiku”: Gjurmëve të një fondi fotografik”, në vëmendje historia e studios së Korçës
Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë, veprimtaria e saj dhe gjurmët e lëna në trashëgiminë fotografike shqiptare do të vijnë në vëmendje përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, në Shkodër. E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell një rrugëtim përmes historisë së studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjes së tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës. Përmes kërkimit arkivor dhe dokumentimit historik, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u ndalur veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios, jeta e së cilës pasqyron edhe fatet e vështira të familjes. Përveç vlerave...
Burimi:
kultplus.com