Ekspozita “Një mur na ndan në mes” sjell letrat e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Ekspozita “Një mur na ndan në mes” sjell letrat e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Të enjten, më 22 tetor, në orën 18:00, Muzeu “Reporting House” prezanton ekspozitën “Një mur na ndan në mes”, e cila sjell rreth 50 letra të shkëmbyera mes Xhevë Krasniqi Lladrovcit dhe Fehmi Lladrovcit gjatë viteve 1985–1990, kur Fehmi Lladrovci ishte i burgosur politik. Letrat, të mbushura me ndjenja lirike, optimizëm, atdhedashuri dhe dashuri, dëshmojnë forcën e lidhjes së tyre përtej mureve të burgut dhe vështirësive të kohës. Ekspozita ofron një mundësi për të njohur nga afër një pjesë të historisë personale e kolektive, të ruajtur përmes letrave që bartin kujtime, dashuri dhe qëndresë. Hapja e ekspozitës do të mbahet më 22 tetor, në orën 18:00, në Muzeun “Reporting House”./KultPlus.com