Ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor “PLAY ON” hapet në Prishtinë

Ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor “PLAY ON” hapet në Prishtinë

Në Prishtinë është hapur ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor “PLAY ON”, edicioni i 14-të i platformës NET/RRJET, e cila sjell së bashku 12 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë. Nën kurimin e Zeni Ballazhit, ekspozita prezanton vepra në mediume të ndryshme, përfshirë instalacionet, videoartin dhe pikturën, duke ofruar një pasqyrë të qasjeve dhe praktikave të ndryshme të artit bashkëkohor. Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbështet këtë edicion të platformës NET/RRJET, e themeluar nga Majlinda Kelmendi në vitin 2008, e cila synon krijimin e hapësirave për prezantimin e artistëve dhe zhvillimin e skenës së artit bashkëkohor. Ekspozita “PLAY ON” do të jetë e hapur për vizitorët deri më 29 tetor, në hapësirat e Barabar Centre, në Hotel Grand, kati i katërt, në Prishtinë./KultPlus.com