Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të parë të ardhurat nga nafta
Eksportet e paligjshme të kokainës në Kolumbi kanë tejkaluar për herë të parë shitjet e naftës së papërpunuar, duke u bërë produkti më i madh i eksportuar nga vendi, sipas një studimi të Universitetit EAFIT, me qendër në Medellin. Sipas raportit, vlera e eksporteve të paligjshme të kokainës nga Kolumbia arriti në rreth 16.5 miliardë dollarë në vitin 2024, duke kaluar të ardhurat prej rreth 15 miliardë dollarësh nga industria e naftës. Rritja e tregtisë së kokainës nënvizon edhe një herë pozicionin e Kolumbisë si prodhuesi më i madh i kokainës në botë, duke zënë rreth 70% të furnizimit global. Boom-i i ekonomisë së paligjshme të drogës është bërë veçanërisht i dukshëm krahasuar me sektorët e tjerë të eksportit të vendit. Pas naftës dhe kokainës,...
Burimi:
vizionplus.tv