Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ja dërgonte SPAK/ SMS-të në vendimin e gjykatës
Elton Qyno - Syri.net Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbëritur në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit në muajin Gusht 2026. Makina lukzose ngjyrë e zezë e sekuestruar në 22 Korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e Vilës së Ergys Agasit pranë një resorti privat, është urdhëruar që t'i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për sigurimin e gjurmëve të gishtave, AND-s, fijeve të flokëve dhe krahasimin e makinës me pamjet e mjetit tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit të kompanisë ABS, Gerond Meçe. Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dalë me një konkluzion përfundimtar pas përfundimit të ekspertizës, një kopje e dokumentit i është dërguar...
Burimi:
syri.net