Udhëzimi si do fshihen 1 mld euro detyrime të papaguara deri në 2014; pagesat nisin më 10 qershor

Udhëzimi si do fshihen 1 mld euro detyrime të papaguara deri në 2014; pagesat nisin më 10 qershor

Nisi zbatimi i ligjit që do të fshijë rreth 1 mld euro detyrime të papaguara në tatime, dogana dhe pushtetin vendor deri më 31 dhjetor 2014. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për zbatimin e ligjit nr. 86/2025, “për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme  në doganë”. Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon  edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit. Administrata tatimore ka njoftuar që nga data 10 qershor mund të nisin pagesat për fshirjen e pjesshme të detyrimeve. Konkretisht, për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund...