Telashet s’kanë të sosur për SelfCare (dhe bizneset)/ Platforma sërish me probleme
Fillimi i 2026-s ishte stresues për ekonomistët, që u përballën me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online, e cila sërish menaxhohet përmes e-Albania. Për ditë të tëra platforma, të cilët bizneset e përdorin për rakordimet e faturave, fiskalizimin e faturave të importit, lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit) e shërbime të tjera, ishte tërësisht jashtë funksioni. Rakordimi i faturave pengoi bizneset si në deklarimin e inventarëve ashtu dhe në punën për mbylljen e bilanceve të vitit 2025, përveç kohës që ata shpenzuan edhe fundjavave për të kapur momentin kur SelfCare punonte. Edhe kur sistemi u rikthye në punë në fund të janarit, sërish kishte probleme aksesimi dhe në gjysmën e parë të shkurtit. Ndërsa javët e fundit sistemi ka...
Burimi:
syri.net