Tatimet në kolaps me fiskalizimin/ Tenderi i mirëmbajtjes ka lënë sistemin jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

Tatimet në kolaps me fiskalizimin/ Tenderi i mirëmbajtjes ka lënë sistemin jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

Bllokimet e përsëritura në sistemin e fiskalizimit po krijojnë vështirësi serioze për bizneset dhe profesionistët e lirë tashmë prej javësh, duke rrezikuar aktivitetin ekonomik si dhe ekspozimin ndaj penaliteteve tatimore. Një tender mirëmbajtjeje që duhet të ishte realizuar që në vitin 2025 solli si pasojë këtë situatë tek bizneset. I shpallur në korrik 2025 me një vlerë 7.8 mln euro, tenderi u pezullua nga KPP pas ankimeve nga ana e operatorëve për paqartësi në dokumente dhe pretendime për avantazh konkurrues. Ndonëse në dhjetor të vitit të kaluar u hoq pezullimi dhe kështu AKSHI mund të vazhdonte me procedurat, përsëri ka mbetur pasdore duke bërë që sistemi të mbetet pa mirëmbajtje. Aleanca e Profesionistëve të Lirë e ka ngritur këtë shqetësim duke i drejtuar një shkresë...