SYRI TV/ Zvirinë, blegtoria drejt tkurrjes, fermerët po heqin dorë nga ky sektor: Sakrifica pa leverdi

SYRI TV/ Zvirinë, blegtoria drejt tkurrjes, fermerët po heqin dorë nga ky sektor: Sakrifica pa leverdi

SYRI TV Blegtoria në Zvirinë po shënon tkurrje të ndjeshme, ku shumë familje po heqin dorë pasi e shikojnë këtë sektor pa leverdi ekonomike. Shkak është çmimi i ulët i qumështit në treg dhe subvencione e pamjaftueshme. Fermerët thonë se nuk arrijnë të mbulojnë kostot e prodhimit. Sektori i blegtorisë në fshatin Zvirinë, bashkia Maliq, po shënon rënie të ndjeshme. Fermerët ankohen se çmimi i qumështit është i ulët dhe nuk mbulon kostot e prodhimit. Ibraim Çaushllari thotë se e shet qumështin me vetëm 52 lekë për kilogram, duke mos nxjerrë as shpenzimet. Ai ka 13 krerë lopë dhe punon me familjen për t’u kujdesur për to, por subvencionet shtetërore i konsideron të pamjaftueshme. Për më tepër, nuk përfiton ndihmë për naftën bujqësore. Për shkak...