SYRI TV/ Stok prodhimesh në Orman të Maliqit, fermerët të zhgënjyer e pa mbështetje nga shteti

SYRI TV/ Stok prodhimesh në Orman të Maliqit, fermerët të zhgënjyer e pa mbështetje nga shteti

SYRI TV Në Orman të Maliqit, fermerët po përballen me mbetjen e stok të prodhimeve bujqësore , pasi produktet e importuara kanë pushtuar tregun  vendas dhe prodhimi vendas nuk po shitet. Të zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes shtetërore, ata paralajmërojnë se edhe këtë vit prodhimi rrezikon të përfundojë i hedhur. Në Orman të Maliqit prodhimet bujqësore po mbeten stok në magazinat e fermerëve duke e kthyer mundin e një viti në pasiguri ekonomike. Dëfrim Kreka është një nga fermerët potencialë të zonës, i cili ka kultivuar patate, misër dhe fasule. Por sot, prodhimi i tij nuk po arrin të dalë në treg. Produktet kanë mbetur të pa shitura, ndërsa kostot e punës dhe investimet po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi familjet e fermerëve. Sipas...