Skandal/ INSTAT fsheh shifrat, eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje. Sipas INSTAT, në Janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,3%, në krahasim me Dhjetor 2025. Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje. Prej të paktën tre vitesh...
Burimi:
syri.net