Sigma VIG dhe Inteligjenca Artificiale: një hap i ri drejt sigurimeve moderne

Sigma VIG dhe Inteligjenca Artificiale: një hap i ri drejt sigurimeve moderne

Sigma VIG vazhdon të pozicionohet si një nga kompanitë më inovative në tregun shqiptar të sigurimeve, duke ndërmarrë hapa konkretë drejt transformimit dixhital dhe modernizimit të proceseve të brendshme. Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale po përcakton mënyrën se si operojnë bizneset globale, Sigma VIG është ndër kompanitë e para në tregun shqiptar që ka implementuar zgjidhje të bazuara në AI për automatizimin e proceseve operacionale. Një nga projektet më të avancuara të ndërmarra lidhet me interpretimin dhe përpunimin automatik të faturave financiare përmes teknologjive Machine Learning dhe Artificial Intelligence. Sistemi i zhvilluar mundëson leximin, interpretimin dhe përgatitjen automatike të të dhënave nga faturat në format PDF, duke reduktuar ndjeshëm proceset manuale dhe duke rritur cilësinë e të dhënave. Platforma arrin të analizojë dokumentet në...