Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës dhe procesi i integrimit evropian. Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, në një intervistë për ATSH bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike. Sipas Manjanit, reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet...