Shtohet turizmi dimëror/ Mbi gjysmë milioni vizitorë, dominojnë kërkesat për Korçën dhe Beratin

Shtohet turizmi dimëror/ Mbi gjysmë milioni vizitorë, dominojnë kërkesat për Korçën dhe Beratin

Synimi i bizneseve për të kthyer sektorin e turizmit në gjithëvjetor duke shpalosur edhe oferta të leverdishme, i kanë nxitur mbi gjysmë milion turistë të vizitonin Shqipërinë në Nëntor rreth 4.2% krahasuar me një vit më parë. Interesi sipas operatorëve turistik është rritur ndjeshëm nga të huajt për të vizituar në dimër destinacionet kryesore si Korça dhe Berati. Janë turistët nga Evropa, Amerika dhe Lindja e Mesme që vijnë më së shumti. Të cilët kryesisht vijnë për pushime, biznes, transit dhe trajtime shëndetësore. Të huaj vijnë por shqiptarët gjithnjë e më shumë po preferojnë të udhëtojnë jashtë. Sipas operatorëve rreth 25% më shumë kanë qenë kërkesat këtë fundvit kryesisht edhe për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Vetëm në nëntor daljet e shtetasve të...