Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shqipëria, drejt bujqësisë moderne – Hapet rruga ligjore për akuaponinë, aeroponinë dhe hidroponinë
Sektori bujqësor në Shqipëri po hyn në një fazë të re transformimi, si pasojë e nevojës për rritjen e produktivitetit, eficiencës dhe përafrimit me modelet bashkëkohore të vendeve me bujqësi të zhvilluar. Kërkesa në rritje për produkte bujqësore cilësore, presioni mbi tokën bujqësore, sfidat klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore, mesa duket kanë shtuar domosdoshmërinë për adoptimin e teknologjive inovative në këtë sektor. Kështu, teknologji si akuaponia, aeroponia dhe hidroponia po konsiderohen si alternativa moderne që mund të rrisin ndjeshëm prodhimin bujqësor, duke reduktuar përdorimin e ujit, hapësirës dhe inputeve tradicionale. Megjithatë, deri më tani, legjislacioni shqiptar nuk e ka pasur të parashikuar qartë ushtrimin e aktivitetit bujqësor përmes këtyre teknologjive në tokë bujqësore, duke krijuar paqartësi ligjore për investitorët dhe fermerët. Për të adresuar...