Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Procedura për instalimin e sistemeve të automatizuara të kontrollit kufitar në dy prej porteve kryesore të vendit ka përfunduar, me shpalljen e fituesit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Kontrata është fituar nga bashkimi i kompanive “Albascan” Sh.p.k dhe “Image & Communications Development” Sh.p.k, me një ofertë prej rreth 100 milionë lekësh, ose pak më shumë se 1 milion euro(pa TVSH), kundrejt një fondi limit prej rreth 1.4 milionë euro. Projekti synon të shtrijë teknologjinë e verifikimit biometrik, e aplikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, edhe në Portin e Durrësit dhe atë të Sarandës, duke automatizuar procesin e kontrollit kufitar për udhëtarët në hyrje dhe dalje. Sistemi i ri, i njohur si “Border Controller”, do të mundësojë kalimin përmes e-Gate-ve automatike, duke reduktuar kohën e...