Shifrat tronditëse: Ekonomia mbahet nga administrata publike, biznesi dhe bujqësia në krizë të thellë

Shifrat tronditëse: Ekonomia mbahet nga administrata publike, biznesi dhe bujqësia në krizë të thellë

Ekonomia shqiptare ka shënuar ecuri pozitive gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar rritje prej 3,71% në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo performancë është mbështetur fuqishëm nga sektori publik, i cili ka marrë rolin e motorit kryesor për zgjerimin ekonomik të vendit, teksa ekonomia e private dhe sektorët kryesorë, bujqësia dhe industria, pësuan rënie. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, aktiviteti që përfshin administratën publike, arsimin dhe shëndetësinë ka dhënë kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së në tremujorin e parë 2026, duke siguruar 1,68 pikë përqindje të rritjes totale, që përkthehet në gati gjysmën e gjithë performancës ekonomike për këtë tremujor. Në terma të vlerës së shtuar, ky grup aktivitetesh...