Sejko: Presione demografike mbi ekonominë, kërkohen reforma të guximshme në pensione dhe tregun e punës

Sejko: Presione demografike mbi ekonominë, kërkohen reforma të guximshme në pensione dhe tregun e punës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se ekonomia shqiptare ka treguar përshtatshmëri dhe qëndrueshmëri të lartë vitet e fundit, e mbështetur nga inflacioni i ulët, rritja e qëndrueshme ekonomike, rritja e punësimit dhe e pagave. Gjatë fjalës së mbajtur dje në Tiranë, në prezantimin e raportit të tranzicionit 2025–2026 të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sejko theksoi se kushtet e tregut të punës janë përmirësuar ndjeshëm, me rënie të papunësisë në nivele historikisht të ulëta dhe rritje të produktivitetit të punës krahasuar me periudhën para krizës financiare globale, ndërkohë që presionet demografike janë kompensuar përmes rritjes së normës së pjesëmarrjes në tregun e punës. “Pavarësisht kësaj arritjeje, prirjet negative demografike në Shqipëri pritet të jenë të qëndrueshme. Studimet tona tregojnë se...