Salla: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi të reja për modernizimin e bujqësisë

Salla: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi të reja për modernizimin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë dje në panelin e diskutimit kushtuar Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde, Investimet në Bujqësi dhe Turizëm”, ku u diskutuan mundësitë që ky instrument i ri financiar krijon për modernizimin e fermave, zhvillimin e agropërpunimit, turizmit rural dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare. Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një instrument i ri financiar i Qeverisë Shqiptare, i krijuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim dhe për të nxitur investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë. Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi se programi vjen në një moment kyç për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe krijon mundësi konkrete për fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore. “‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ vjen në...