Salla: Organizimi i fermerëve dhe zgjerimi i tregjeve forcojnë prodhimin vendas

Salla: Organizimi i fermerëve dhe zgjerimi i tregjeve forcojnë prodhimin vendas

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi një pikë grumbullimi në Peqin, ku u njoh me aktivitetin e kësaj sipërmarrjeje dhe bashkëpunimin me fermerët e zonës. Së bashku me kryetarin e bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, Salla pa nga afër punën e pikës së grumbullimit, e cila jo vetëm tregton prodhimet e fermës së saj, por bashkëpunon edhe me fermerë të tjerë të bashkisë, duke krijuar një zinxhir vlere për prodhimet bujqësore të zonës. “Produktet Made in Albania nga kjo pikë grumbullimi eksportohen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, vendet e Ballkanit dhe më gjerë në tregun europian”, tha Salla. Sipas tij, organizimi i fermerëve në shoqëri bashkëpunimi po krijon mundësi të reja për rritjen e prodhimit, garantimin e cilësisë dhe zgjerimin e tregjeve për...