Rruga drejt një mbështetjeje të plotë, si mund të riorganizohet skema e bonuseve për të përfshirë 146 mijë…
Në Shqipëri janë 761 mijë qytetarë që marrin pension mujor, referuar shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore deri në fund të tremujorit të parë të vitit. Referuar shifrave të vëna në dispozicion nga ISSH, sot pensioni mesatar është sa 22% e pagës mesatare të vendit, ose sa 38% e pagës minimale. Pensioni mesatar urban është 19 mijë e 373 lekë, ai rural është 11.7 mijë lekë. Pensionistët janë edhe kategoria më e prekur nga çdo ndryshim çmimesh sado e vogël që të jetë. Në kushtet kur lufta në lindjen e mesme ka përmbysur tashmë pritshmëritë për rritje ekonomike dhe çmime në kontroll, institucionet ndërkombëtare sugjerojnë paketa mbështetëse të targetuara tek grupet vulnerabël. Qeveria është shprehur se të parët që do të jenë në vëmendje do...
Burimi:
sot.com.al