Rritje në letër, rënie në realitet: Qeveria projekton sukses ekonomik ndërsa bujqësia dhe industria janë në pikiatë
Në kuadrin e ri makroekonomik për vitet 2027–2029, qeveria ka zgjedhur të mos ndryshojë skenarin optimist të rritjes ekonomike: 4% këtë vit, 3.9% në 2027 dhe 4.1% në 2028, sipas dokumentit të botuar në Fletoren Zyrtare. Një tablo e lëmuar statistikore që, në thelb, fsheh një realitet gjithnjë e më problematik të ekonomisë shqiptare. Sipas projeksioneve zyrtare, ekonomia pritet të rritet në mënyrë të qëndrueshme, e mbështetur nga konsumi, investimet dhe turizmi. Por kjo rritje projektohet në një moment kur tre shtyllat e ekonomisë prodhuese—eksportet e mallrave, bujqësia dhe industria—janë në rënie të vazhdueshme, duke sinjalizuar dobësimin strukturor të vendit. Rritja e parashikuar pritet të gjenerohet pothuajse ekskluzivisht nga kërkesa e brendshme. Konsumi privat dhe investimet shfaqen si motorët kryesorë, ndërsa kërkesa e huaj neto...
Burimi:
syri.net