Rritja e çmimit të naftës kërcënon xhepat e shqiptarëve/ Inflacioni mund të rritet në javët e ardhshme
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të ndikojë drejtpërdrejt në konsum dhe të reflektohet në shtrenjtimin e produkteve të tjera në vend. Sipas një studimi të ALTAX, inflacioni dhe kostot e jetesës mund të rriten nëse çmimet e naftës vijojnë të qëndrojnë në nivelet aktuale. Rritja e çmimeve të karburanteve, e ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, pritet të shkaktojë një valë të re shtrenjtimi në ekonomi, sidomos nëse situata vijon të përshkallëzohet. Shqipëria, për shkak të varësisë nga importi i karburanteve dhe lidhjes direkte me bursat ndërkombëtare, i reflekton shpejt këto luhatje në tregun vendas. Sipas ALTAX, një rritje e qëndrueshme me 10% e çmimeve të lëndëve djegëse në tregjet globale mund të sjellë një rritje të inflacionit me 0.3...
Burimi:
sot.com.al