Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj

Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj

Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me mbi 30% gjatë këtij viti. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) njofton se gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka arkëtuar 132 milionë lekë, kundrejt 100 milionë lekëve në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, rritja prej 32% lidhet me administrimin më efikas të portofolit të pasurive, zgjerimin e numrit të aseteve të dhëna me qira, si dhe zbatimin e një politike aktive për maksimizimin e vlerës ekonomike të tyre. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, të ardhurat mujore nga qiradhënia kanë qenë vazhdimisht më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në muajin qershor janë arkëtuar rreth 23 milionë...