Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore
Do të duhej të kishte nisur më 1 janar, por procesi i rivlerësimit të pronave ende nuk është hapur. Pas vonesave në dekretim nga Presidenti Bajram Begaj, ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është i paplotë. Është ministria e Financave që duhet të hartojë dhe dorëzojë aktet nënligjore me qëllim dhënien e “dritës jeshile” të rivlerësimit me 5 për qind. “Janë vonesa të panevojshme që po shkaktojnë shumë kaos dhe humbje. Institucionet kanë pasur të gjithë kohën e nevojshme”, u shpreh për A2 CNN Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA. Në pritje të futjes së projektligjit në kalendarët e komisioneve parlamentare, përfaqësues të tregut ankohen se shitblerja e pronave veçanërisht në Tiranë ka ngecur. Nëse kjo vijon, sipas tyre humbjet ekonomike do të jenë të konsiderueshme. “Vonesa në...
Burimi:
javanews.al