Rivlerësimi i pasurive, si të përfitoni nga tatimi i ulët dhe të shmangni penalitetet
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më 22 Janar. Por kjo nuk do të thotë që procedura nis në të njëjtën datë. Kjo për shkak se Ministria e Financave ka një afat ligjor prej 15 ditësh për të miratuar udhëzimin përkatës se si do të funksionojë procesi në detaj. Çka do të thotë se drita jeshile përfundimisht do të hapet rreth datës 5 Shkurt, një proces ky që parashikohet të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026, ku të gjithë ata të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, do të kenë mundësi që të rrisin vlerën e saj duke e bërë të barabartë me...
Burimi:
sot.com.al