Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas
Teksa pak ditë më parë u publikua procedura për përzgjedhjen e oeratorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, dokumentet e publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zbulojnë edhe mënyrën se si pritet të funksionojë ky shërbim. Sipas paketës bazë të shërbimit publik, linja Tiranë–Durrës do të përshkohet për 36 minuta e 22 sekonda, ndërsa udhëtimi nga Tirana drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zgjasë 19 minuta e 47 sekonda. Të dy shërbimet parashikohet të nisin në vitin 2027, pas përfundimit të punimeve në linjën e re hekurudhore të elektrifikuar. Dokumentet parashikojnë një total prej 118 shërbimesh në ditë pune. Prej tyre, 44 do të realizohen në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 në segmentin Tiranë–Aeroport. Në fazën fillestare të operimit...
Burimi:
javanews.al