QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se gjatë muajit Janar 2026 janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend. Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118). Qarqet e tjera paraqiten si vijon: Korça (78), Lezha (76), Shkodra (74), Berati (27), Dibra (21), Gjirokastra (20) dhe Kukësi (17). Sipas sektorëve ekonomikë, aktivitetet me numrin më të lartë të regjistrimeve janë: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave – 546, Akomodimi dhe...
Burimi:
top-channel.tv